Presidentja Osmani me mesazh motivues para ndeshjes: Le të bëhemi një zë për Kosovën!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm përkrahjeje për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes së sotme duke ftuar qytetarët të bashkohen në mbështetje të djemve dardanë.

Osmani theksoi se zemra e gjithë vendit rreh për Kosovën dhe për ekipin kombëtar duke kërkuar që sonte të krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme uniteti dhe motivimi.

“Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin tonë të zemrës! Le të jemi bashkë sonte, le të bëhemi një zë, një brohoritje, një besim për djemtë tanë!”, u shpreh Presidentja duke shtuar se skuadra do të luajë me shpirt, me zemër dhe me krenari.

Ajo përfundoi mesazhin me thirrjen: “Forca Kosovë, forca dardanë!” duke i dhënë edhe një herë motivim shtesë ekipit dhe tifozëve në prag të sfidës së rëndësishme. /Kosova.info/

Go to TOP