Anglia siguron kualifikimin në Botëror: Mposht Serbinë dhe vazhdon pa asnjë gol të pësuar

Kombëtarja e Anglisë është zyrtarisht pjesëmarrëse e Kampionatit Botëror të ardhshëm, pasi ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parafundit të grupit K. “Tre Luanët” triumfuan ndaj Serbisë në Wembley duke vazhduar ecurinë mbresëlënëse pa asnjë gol të pësuar në shtatë ndeshjet e deritanishme.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Thomas Tuchel dominoi lojën dhe nuk pati asnjë vështirësi përballë Serbisë, që u tregua larg nivelit të kundërshtarit. Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, ndërsa Eberechi Eze vulosi fitoren në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Anglia konfirmon vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe siguron pa dilema biletën për Botërorin duke ruajtur formën e fortë mbrojtëse dhe një rikthim bindës në skenën ndërkombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP