Ta ruajm dinjitetin tonë si popull!
Shkruan: Alber Prenkaj
Shoqëria kosovare është e njohur si shoqëri e cila në momentet në më të vështira historike ka treguar kohezion, unitet relativ për t’u përballur me rrezikun egzistencial.
Retorika politike e pakujdeshme, totalisht e personalozuar e cila nuk zgjedh mjete e tema për të njollosur kundërshtarin politik ka shkaktuar polarizim të pa parë të shoqërisë. Etiketimet shkoj aq largë sa që kalojnë limitet e e etikës, morales, njerëzores.
Sot shoqëria kosovare është skajshmërisht e polarizuar deri në nivelin qelizorë. Sot më shumë se asnjëherë shoqërisë kosovare i duhet sy qeltësia, urtia për të refluar për ruajtjen e paqes së qëndrueshme, sigurisë shtetëtore, për të ndaluar përplasjen e brendshme shoqërore, vëlla me vëlla, mikun me mik, fqiun me fqi.
Duhet thirr arsyen e brendshme për të ruajtur lirinë e shtenjtë si investim të shumë gjeneratave, të ruajm shtetin si garant i lirisë dhe pavarësisë sonë. Të ruajm demokracinë si fundament i kushtetutës dhe shtetit. Pledoj të shmanget retorika nxitëse, e dëmshme, helmuese.
Ta ruajm paqen tonë shoqërore dhe individuale. Të shmangim pezmin e ndërsyer që servohen nga medjelehtësia dhe idetë dashakqia. Ta ruajm kohezionin shoqërorë që na bënë të veçantë drejtë rrugëtimit të përbashkët si popull dhe si shtet! Të ruajm dinjitetin, krenarinë dhe pjekurinë politike, pa urrejtje dhe mëni! Të tregojm qytetari!/Kosova.info/
