Hykmete Bajrami me mesazh të qartë: “Prishtina nuk kthehet mbrapa!”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën, duke theksuar se kryeqyteti ka nevojë për vazhdimësi dhe jo përçarje, shkruan Kosova.info.

“Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit, as të kryeqytetit. Prishtina e ka kryetarin, Përparim Ramën! Projektet e përfunduara, ato që janë në zhvillim dhe ato që pritet të realizohen, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe vazhdimësi,” ka shkruar ajo.

Në fund, Bajrami ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të votojnë të dielën për të vazhduar punën e mirë./Kosova.info/

Go to TOP