Rikthehet në jetë ish-konvikti studentor në Ferizaj

Kanë filluar punimet restauruese në ndërtesën historike të ndërtuar në vitin 1934, pjesë e kompleksit të ish-shkollës “Ismail Qemali”.

Sipas njoftimit nga MKRS, aktualisht janë përfunduar punët e demolimit të brendshëm dhe montimi i kulmit, ndërsa po vazhdohet me termoizolimin e tavanit.

“Ky projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit synon të ruajë dhe promovojë këtë trashëgimi të çmuar kulturore, duke e rikthyer ndërtesën si simbol të edukimit dhe kujtesës qytetare”, thuhet në njoftim.

Një hap i rëndësishëm në ruajtjen e historisë sonë për brezat që vijnë. /Kosova.info/


Go to TOP