Haradinaj nga Rogova: Ardian Gjini e meriton edhe një mandat për Gjakovën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti tubim elektoral në fshatin Rogovë të Gjakovës. Duke shprehur bindjen se Ardian Gjini, kandidat i kësaj partie, do të fitojë edhe një mandat për të qeverisur me këtë komunë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se rogovasit do të dinë se kë duhet ta zgjedhin më 9 nëntor.
Në Rogovë të Gjakovës, në takim me banorët e kësaj ane, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nga kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Ardian Gjini, për shumë arsye, e meriton edhe një mandat.
”Ardiani është serioz dhe besnik. I bën ato të thotë. Rogovë ju jeni njerëz të zotë njerëz të Meçëm”, ka thënë Haradinaj.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës të Gjakovës, Ardian Gjini tha se Rogova po bëhet qytezë, duke shtuar banorët e saj e meritojnë zhvillimin. Prandaj, Gjini, premtoi edhe realizimin e shumë projekteve të tjera.
“Ju lus të mos e himbim besimim se kemo me u bë çdo ditë e më mirë, kemi me e befasu edhe Vetën, Rogova ka me pasë kujdesin e posaçëm”, ka thënë Gjini.
AAK-së në Gjakovë është në balotazh me kandidatin e LVV-së.
