Filarmonia e Kosovës me dy mbrëmje Beethoven
Filarmonia e Kosovës prezanton dy mbrëmje koncertale të dedikuara Ludwig van Beethoven.
Filarmonia e Kosovës do të organizojë dy mbrëmje koncertale të veçanta kushtuar veprave për piano të Ludwig van Beethoven, më 5 dhe 7 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në këto koncerte, pesë pianistë të mirënjohur do të shoqërohen nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič, duke interpretuar pesë koncertet për piano dhe orkestër të kompozuara nga Beethoven.
Programi do të zhvillohet si vijon: 5 nëntor 2025: Koncertet nr. 1, nr. 2 dhe nr. 4. 7 nëntor 2025: Koncertet nr. 3 dhe nr. 5
Ky cikël koncertesh paraqet një mundësi të rrallë për adhuruesit e muzikës klasike që të përjetojnë interpretimin e plotë të veprave madhështore të Beethovenit, në një realizim të jashtëzakonshëm nga pianistët solistë dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës.
Biletat dhe informacionet e tjera shtesë janë të disponueshme online në faqen zyrtare të Filarmonisë së Kosovës.
