“Lidhja e Prizrenit” shpallet kampione e Kosovës për të tetin vit radhazi në Superligën e meshkujve

Këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet përmbyllëse të Superligës së meshkujve në kampionatin ekipor 2025. Ndeshjet vendimtare u ndoqën nga një numër i madh shikuesish, ndërsa prezent ishte edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), z. Jeton Oruçi.

“Lidhja e Prizrenit” ka konfirmuar dominimin e saj duke e fituar titullin e kampionit për të tetin vit me radhë. Në derbin e kampionatit, skuadra prizrenase triumfoi ndaj rivalit të vetëm për titull, “Lirisë”, me rezultat bindës 4:1.

Në Prizren u zhvillua edhe dueli për vendin e pestë, ku “Prishtina” mposhti ngushtë “Shkollën Prizreni” me rezultat 4:3. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe përballja mes “Pripingut” dhe “Dardanisë”, me fitore të “Pripingut”, që kështu siguroi vendin e tretë në renditje duke lënë “Dardaninë” të katërtën.

Në fund, pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve, renditja përfundimtare e Superligës së meshkujve është kjo:

1️⃣ Lidhja e Prizrenit

2️⃣ Liria

3️⃣ Pripingu

4️⃣ Dardania

5️⃣ Prishtina

6️⃣ Shkolla Prizreni

7️⃣ Vushtrria

8️⃣ Hasan Prishtina

Në ndeshjen tjetër, “Vushtrria” mposhti “Hasan Prishtinën” me rezultat të pastër 4:0.

Triumfi i “Lidhjes së Prizrenit” për të tetin vit radhazi dëshmon për konsistencën, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të kësaj skuadre që vazhdon të mbizotërojë pingpongun kosovar. /Koova.info/

Go to TOP