Rama: Kurti s’ishte as në agjendë as i ftuar, por i lash vendin që të mos dështonin Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar prapaskena nga ceremonia për Lojërat Mesdhetare, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një deklaratë të bërë publike, Rama tha se Kurti nuk ishte as në agjendë dhe as i ftuar zyrtarisht, por ai vetë vendosi t’i lëshonte vendin për të mirën e vendit.

“I thash Albin Kurtit: ‘Urdhëro, dil prezanto, s’ka problem.’ Ai doli me nxan vendin tem, edhe pse nuk ish në agjendë e as nuk ish i ftum. Po nëse nuk ja lshojsha vendin, ata i kishin dështu Lojërat Mesdhetare, nuk e kishin jap garancinë që duhet si qeveri! Prandaj e lash, sepse na jemi të zgjedhun prej qytetarëve për të mirën e vendit tonë, jo për ego personale,” ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës shtoi se ky veprim ishte në funksion të interesit shtetëror duke theksuar se përfaqësuesit e institucioneve duhet të veprojnë me përgjegjësi, jo me rivalitet politik. /Kosova.info/


Go to TOP