Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të dielën, më 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Programi i homazheve dhe ceremonisë zyrtare:

08:30 – 11:00: Homazhe publike në Pallatin e Kongreseve, Tiranë

11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet

12:05: Ceremonia e lamtumirës

Gjatë ditës së zisë flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmë shtize në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore.

Për këtë event është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.


Go to TOP