Uji i Ibrit depërton në vendpunishten e urës për këmbësorë
Kështu duket tani vendpunishtja, pasi uji i lumit Ibër depërtoi pas mesnatës në vendpunishten ku është duke u ndërtuar ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.
Në vendpunishte akoma nuk është izoluar zona, ndërsa eskavatorët ende qëndrojnë në ujë.
Nimani: Uji u lëshua me qëllim të caktuar
Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar për RTK se kjo situatë është ndërhyrje e qëllimshme njerëzore. Ai ka kërkuar reagim e hetim urgjent nga institucionet e sigurisë, policisë e prokurorisë për të zbardhur rastin.
Nimani, tha se dëmet janë të mëdha, pasi që pajisje dhe struktura ndërtimore që ndodheshin në proces punimesh janë dëmtuar.

Uji i Ibrit depërton në vendpunishten e urës për këmbësorë
Uji i lumit Ibër ka depërtuar pas në mesnate në vendpunishten ku është duke u ndërtuar ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.
Sipas RTK-së, pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.
