Shefi i EULEX-it, Barbano, në takim me Kryeshefin e IPK-së, Hodaj: Diskutim për bashkëpunim dhe sundimin e ligjit
Kryeshefi Ekzektiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi, Hodaj e informoi Barbano për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së duke theksuar rëndësinë e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në mbikëqyrjen e punës policore në vend.
Nga ana e tij, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka Inspektorati Policor në forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ai gjithashtu e cilësoi të frytshëm bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe IPK-së duke e vlerësuar lart qasjen e hapur dhe diskutimet konstruktive gjatë takimit.
Në përmbyllje, Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Misioni i EULEX-it ka dhënë në përmbushjen e mandateve ligjore dhe zhvillimin institucional të IPK-së duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Kosova.info/
