Siria njeh Republikën e Kosovës – moment historik në Riad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja u arrit në Riad, me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur shumë për liri, ndaj kjo njohje është edhe vlerësim për sakrificën e brezave që luftuan për të jetuar të lirë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se kjo njohje është rezultat i mbështetjes së fuqishme nga Arabia Saudite, duke e cilësuar aktin si “historik për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve”.

Me këtë njohje, numri i shteteve që e njohin Kosovën arrin në 120.

“Republika jonë po ecë përpara dhe asgjë nuk mund ta ndalë”, ka përfunduar Presidentja Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP