Banja Nëna Naile në Kllokot vazhdon marrëveshjen me SBASHK

Sot Banja Nëna Naile në Kllokot nënshkroi vazhdimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për ofrimin e shërbimeve të Banjës për anëtarët e SBASHK-ut me çmime më të favorshme.

Kryetari i SBASHK z.Rrahman Jashari, falënderon pronarin e Banjës Nëna Naile për kujdesin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj arsimtarëve dhe profesorëve, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbështetje të punonjësve të arsimit.

Go to TOP