Ramaj: Shoqëria civile po tregon se si gjenden zgjidhje ligjore e kreative për vendin
Juristi dhe aktivisti i shoqërisë civile, Kristijan Ramaj, ka vlerësuar reagimin e shoqërisë civile lidhur me buxhetin 2026 dhe Marrëveshjet për Planin e Rritjes duke e cilësuar atë si dëshmi të fuqisë dhe përgjegjësisë që kjo shtyllë ka në vend.
“Sot, shoqëria civile ka treguar edhe një herë se është ndër shtyllat më të forta të vendit tonë. Reagimi i tyre i shpejtë dhe i drejtë për çështjen e buxhetit 2026 dhe Marrëveshjeve për Planin e Rritjes është shembull i qartë se si mund të gjenden zgjidhje kreative, ligjore dhe funksionale edhe në situata të ndërlikuara politike”, ka theksuar Rama.
Ai ka shtuar se, në vend të bllokadave politike, propozimet që po vijnë nga organizatat e shoqërisë civile tregojnë rrugë të përgjegjshme për të garantuar stabilitetin financiar të vendit duke mbrojtur pagat e mësimdhënësve, mjekëve dhe administratës publike, si dhe mirëqenien e qytetarëve.
“E ardhmja e vendit nuk duhet të jetë peng i lojërave politike. Ky është një moment ku zëri i shoqërisë civile duhet të dëgjohet me vëmendje! Ose mund të përballemi me pasoja, vështirë të riparueshme”, ka përfunduar Rama. /Kosova.info/
