ReMusica hap edicionin e 24-t në Prishtinë me Tedi Papavramin e Maki Okada

Në Kishën Katolike “Shën Ndou” sonte u hap edicioni i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës ReMusica, me një koncert të violinistit të njohur shqiptar, Tedi Papavrami, dhe pianosistes japoneze Maki Okada.

Të pranishmit shijuan një program të pasur me vepra nga kompozitorë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë, duke përfshirë:

Giuseppe Tartini – Les trilles du diable

Karol Szymanowski – Les mythes

Vasil Tole – Suite për violinë e piano

Ernest Bloch – Suite Baal Shem

Pablo de Sarasate – Carmen Fantaisie

Koncerti shënoi hapjen e festivalit, i cili këtë vit ka temën “Contrasts”, duke eksploruar dialogun mes traditës dhe modernitetit në muzikë.

ReMusica 2025 zhvillohet nga 27 deri më 31 tetor, duke bashkuar artistë nga Kosova dhe Evropa.

RTK është sponsor medial i festivalit ReMusica 2025.


Go to TOP