Tedi Papavrami hap Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës ReMusica në Prishtinë
Në kuadër të edicionit të 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës ReMusica, violinisti njohur shqiptar Tedi Papavrami sonte u shfaq në një koncert të paharrueshëm në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.
Ky koncert shënoi hapjen e festivalit, i cili këtë vit ka temën “Kontraste”, duke eksploruar dialogun mes traditës dhe modernitetit në muzikë.
Në këtë mbrëmje, Papavrami u shoqërua nga pianistja japoneze Maki Okada, me të cilën ka krijuar një partneritet të suksesshëm artistik.
Repertori i tyre përfshinte vepra të kompozitorëve të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë, duke ofruar një pasqyrë të pasur të larmisë stilistike dhe emocionale të muzikës klasike.
