Lamtumirë, Albin Kurti!

Shkruan: Sali REXhAJ

Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës është ngjarja më e rëndësishme në vend që nga shpallja e pavarësisë. Sot shumica e deputetëve i thanë jo Albin Kurtit dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Në fakt, ky teatër politik nuk duhej të ndodhte fare. Albin Kurti nuk i kishte numrat për të formuar qeverinë dhe duhej ta kishte kthyer mandatin te Presidentja, në mënyrë që ai t’i kalonte ish-opozitës.

Pse i duhej ky mashtrim i madh publik? Pse duhej të manipuloheshin njerëzit me lista të gjata të ministrave të propozuar, ndërkohë që për tetë muaj i ushqeu me gënjeshtra militantët e Vetëvendosjes se “numrat i ka”?

Ne qytetarët e Kosovës e dinim të gjithë se ai nuk i kishte numrat. Ne nuk u mashtruam nga gënjeshtrat e një demagogu si Albin Kurti.

Sot, pra, ndodhi një ngjarje historike: mbaroi karriera politike e një mashtruesi, i cili dikur lau me gjakun e të rinjve rrugët e Kosovës në luftë për pushtet.

Pasi e mori pushtetin, e futi shtetin nën sanksione të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së, dhe u përfshi në afera korrupsioni që nga rezervat shtetërore, energjia, mijëra tenderë publikë, deri te ushqimi i ushtarëve të FSK-së.

Tani, Albin Kurti duhet të shkojë para prokurorisë, bashkë me Rozetën, Liburnin, Nagipin, Ridvanin, Dejonen e Pecin, Fitoren…për të dhënë llogari për vjedhjet dhe abuzimet.

Pas kryerjes së dënimeve, Albini do të ikë të familja në Norvegji, ndërsa Dejona në Shqipëri apo Greqi, por drejtësia duhet të ndodhë këtu, në Kosovë.

Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë fitore të rëndësishme. Urime atyre që e kundërshtuan që në fillim, por edhe atyre që me kohë e kuptuan se Albin Kurti është një mashtrues dhe gënjeshtar.

Rënia e Kurtit nuk është e plotë, pa e debuar nga pushteti edhe noteren e tijë në fund të Marsit 26.


Go to TOP