Federata e Basketbollit të Kosovës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-basketbollist i njohur i klubit Ylli dhe figurë e rëndësishme e sportit në vend.

Në një reagim ngushëllues, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka vlerësuar lart kontributin e Fondajt në basketbollin kosovar duke kujtuar rolin e tij si lojtar i Superligës në vitet e para pas luftës, drejtor i klubit therandas Ylli, si dhe anëtar i Bordit të Federatës në periudhën 2013–2016, kohë kur Kosova u pranua në FIBA.

“Arben Fondaj ishte i dalluar në basketboll, por edhe biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar. Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat tona,” ka shkruar Fetahu në mesazhin e tij.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Fetahu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit duke u bashkuar në dhimbjen për humbjen e një njeriu që dha shumë për sportin e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP