Anton Quni për Armend Zemajn: Guximi dhe drejtësia e bëjnë të veçantë

Anton Quni, nënkryetar i LDK-së, ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunëtorin Armend Zemaj duke e përshkruar si një profesionist të urtë, fisnik dhe me qasje gjithmonë bashkëpunuese.

“Armendi shquhet për qasjen paqësore dhe aftësinë për të menaxhuar situatat më sfiduese me maturi. Karakteri i tij fisnik dhe fryma bashkëpunuese e bëjnë atë një anëtar të çmuar të ekipit,” tha Quni.

Ai shtoi se guximi i Zemajt nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar me dinjitet duke qëndruar i palëkundur ndaj kërcënimeve, pa shantazh apo frikësim. Për Zemajn, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të rëndësishme se siguria personale.

Quni përfundoi duke theksuar se Armendi tregon se të kesh kurajë do të thotë të jetosh sipas bindjeve tua dhe të mos lejojsh që kërcënimet të përcaktojnë fatin tënd. /Kosova.info/


Go to TOP