Bajqinovci reagon pas incidentit të Zemajt: LDK-ja po përpiqet ta fitojë balotazhin me grushte

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas incidentit në të cilin është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke e akuzuar këtë parti për sjellje agresive në prag të balotazhit.

“LDK-ja para balotazhit është bërë agresive. Në vend që të kërkojë votën me ide e projekte, po tenton ta fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ai ka shtuar se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe tregojnë mungesë të vizionit politik duke theksuar se qytetarët e Prishtinës do ta dënojnë dhunën me votë në raundin e dytë të zgjedhjeve. /Kosova.info/


Go to TOP