Drejtori i ATK-së: Do të punoj për edukim dhe jo ndëshkim

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, përmes një video mesazhi u është drejtuar qytetarëve të vendit dhe tatimpaguesve, për vizionin dhe parimet e tij, në udhëheqjen e këtij institucioni.

Për qasjen e re, me përgjegjësi dhe transparencë, Hyseni tha se ai me ekipin e tij do të punojnë me integritet, drejtësi dhe efikasitet.

“Është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që kam marrë detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Adiministratës Tatimore të Kosovës. Parimet me të cilat do të punoj unë dhe ekipi im, është integriteti në çdo veprim, drejtësi në çdo vendim dhe efikasitet në çdo shërbim”, tha ai.

“Integritet sepse besimi fitohet kur fjala dhe veprimi janë një dhe jemi të ndershëm dhe të drejtë ashtu siç kërkojmë nga qytetarët. Drejtësi sepse çdo qytetar ka të drejtë të ankohet pa frikë. Kemi fuqizuar Kodin Disiplinor që çdo inspektor të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Efikasitet sepse po e bëjmë deklarimin më të thjeshtë e më të saktë, përmes digjitalizimit të vazhdueshëm të shërbimeve”, ka thënë Hyseni.

Në fund, mbi të gjitha, drejtori i ATK-së tha se “qëllimi ynë kryesor do të jetë edukimi dhe jo ndëshkimi”.

Go to TOP