Durmishi: Punime me intensitet nga `Ura e Veternikut` në hyrje të Graçanicës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se nga “Ura e Veternikut” deri në hyrje të Graçanicës po zhvillohen punime me intensitet të lartë.

“Ky segment është pjesë e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen dhe lidhjen ndërmjet Prishtinës dhe lindjes së vendit tonë”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP