Qehaja uron Mexhitin për fitoren në Çair: Qytetarët meritojnë profilin tuaj udhëheqës

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka uruar Izet Mexhitin për fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit duke e cilësuar rezultatin si një “fitore të padiskutueshme”.

Në një reagim publik, Qehaja ka vlerësuar angazhimin dhe punën e përbashkët me Mexhitin në avancimin e agjendës ndër-shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gëzuar fitorja e padiskutueshme Izet Mexhiti. Vlerësoj punën e bërë së bashku dhe angazhimin tuaj si lider për të shtyer përpara agjendën ndër-shtetërore. Do t’i mungosh ekzekutivit dhe nivelit qendror, megjithatë qytetarët e Çairit meritojnë profilin tuaj që do ta zhvillojë këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare”, ka shkruar Qehaja.

Fitorja e Izet Mexhitit në Çair është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. /Kosova.info/


Go to TOP