Kjo është kandidatja për asambliste nga LDK-ja që deri më tani ka marrë më shumë vota

Kryetarja e Nëndegës së Matiqanit dhe asamblistja komunale e degës së tretë të, Fjolla Vrajolli (nr. 48), po rezulton të jetë një ndër kandidatet më të votuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, raporton Kosova.info.

Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit të votave, Vrajolli prin bindshëm ndaj kandidatëve tjerë të LDK-së duke arritur deri më tani 73 vota, një tregues i mbështetjes së gjerë që gëzon brenda elektoratit prishtinas.

Ajo pritet të jetë njëra nga 15 asambleistët që LDK do të ketë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa gjithashtu renditet si një nga femrat më të votuara duke siguruar mandatin pa pasur nevojë për delegim gjinor.

Ky rezultat shihet si një konfirmim i besimit të qytetarëve për angazhimin e saj të vazhdueshëm në komunitet, si dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave rugoviane në institucionet lokale.

Në mesin e strukturave të LDK-së, suksesi i Fjolla Vrajollit po vlerësohet si një shembull i fuqizimit të grave në politikë dhe i rinovimit të figurave që mbajnë gjallë vizionin e themeluesit të partisë, Presidentit Ibrahim Rugova. /Kosova.info/

Go to TOP