Sadiku: Pas 12 vitesh, LDK-ja rikthehet si forca e parë në Gollak

Kryetari i degës së pestë të LDK-së, Izet Sadiku, ka falënderuar qytetarët e Gollakut për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit duke e cilësuar rezultatin si një rikthim historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë zonë pas 12 vitesh.

Sadiku u shpreh se procesi zgjedhor u zhvillua me plot besim, siguri dhe sfida, ndërsa besimi i qytetarëve te LDK-ja është dëshmi e punës së bërë gjatë këtyre katër viteve në bashkëpunim me kryetarin Përparim Rama.

“Ky besim do të jetë një përgjegjësi më shumë që rrugën e filluar para katër viteve me Përparim Ramën ta vazhdojmë edhe katër vitet e ardhshme,” theksoi ai duke shtuar se besimi i qytetarëve është forca që e motivon LDK-në për të vazhduar punën për Prishtinën.

Sadiku përfundoi duke falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për LDK-në duke theksuar se ky rezultat shënon një kthesë të rëndësishme politike në Gollak dhe një konfirmim të vizionit për një “Prishtinë përtej.” /Kosova.info/


Go to TOP