Osmani: Riafirmojmë angazhimin për shoqërinë ku vajzat rriten me vetëbesim

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare kushtuar vajzave ka thënë se riafirmon angazhimin e ndërtimit të një shoqërie ku çdo vajzë rritet me vetëbesim.

“Çdo vajzë meriton të ëndërrojë lirishëm, të mësojë me guxim dhe të udhëheqë pa frikë. Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku çdo vajzë rritet me vetëbesim, dinjitet dhe mundësi të barabarta”, ka shkruar ajo në X. 

Dita Ndërkombëtare për Vajzat, e cila shënohet çdo vit më 11 tetor, është vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2011 për të njohur të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat ato përballen në mbarë botën. Kjo ditë synon të promovojë fuqizimin e vajzave dhe garantimin e mundësive të barabarta në arsim, mbrojtje, shëndetësi dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. /Kosova.info/

Go to TOP