Sondazh: Bali Muharremi (AAK) prin bindshëm në Suharekë – LDK, VV dhe PDK në garë për vendin e dytë

Një sondazh i përbashkët i realizuar nga Kosova.info dhe OJQ “Vullneti Rinor”, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, tregon se në Komunën e Suharekës prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremi, me një përkrahje të lartë dhe të qëndrueshme.

Sipas rezultateve, Bali Muharremi (AAK) prin me 42.6%, duke krijuar një epërsi të qartë ndaj rivalëve të tij politikë.
Ardian Shala (LDK) vjen i dyti me 21.3%, ndërsa Hamdi Bytyqi (VV) dhe Dardan Berisha (PDK) ndajnë pothuajse të njëjtin nivel mbështetjeje, respektivisht me 18.4% dhe 17.7%.

Këto rezultate tregojnë se AAK është forca dominante në këtë komunë, ndërsa vendi i dytë mbetet i hapur dhe mund të përcaktohet vetëm në ditën e zgjedhjeve.

Sondazhi është realizuar gjatë periudhës 28 shtator – 4 tetor 2025, me 835 të intervistuar në qytetin e Suharekës dhe disa fshatra përreth.
Anketimi është zhvilluar në mënyrë fizike dhe online, në bashkëpunim me OJQ “Vullneti Rinor”, duke respektuar standardet profesionale të anonimitetit dhe përfaqësimit të drejtë demografik.

Sipas sondazhit, AAK dhe kandidati i saj Bali Muharremi kanë gjasa të larta për të siguruar fitoren që në raundin e parë.


Megjithatë, LDK, VV dhe PDK po zhvillojnë një garë të fortë për vendin e dytë dhe për rritjen e mbështetjes në ditët e fundit të fushatës./Kosova.info/


Go to TOP