Salih Murat: Presidenti Erdoğan më telefonoi, miqësia jonë është më e fortë se kurrë
Deputeti Salih Murat ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në një postim në rrjetet sociale, Murat tha se kjo bisedë e ka prekur dhe gëzuar thellësisht.
“Pak më parë mora një telefonatë nga miku im i çmuar, presidenti i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ky komunikim kuptimplotë më gëzoi shumë,” shkroi ai.
Murat theksoi se presidenti Erdoğan e ka ndjekur nga afër punën e tij si deputet në Kuvend dhe në terren, duke theksuar se miqësia e tyre është më e fortë se kurrë.
“Fakti që ndjek me vëmendje aktivitetet e mia dhe tregon kujdes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për bashkëkombësit tanë, më gëzoi jashtëzakonisht,” shtoi ai.
Në fund, Salih Murat tha se i ka uruar presidentit turk shëndet dhe jetë të gjatë, duke shtuar se “lutjet tona janë gjithmonë për atdheun tonë të shenjtë, Turqinë.”/Kosova.info/
