Qeriqi: Qytetarët duan ndryshim dhe fundin e keqqeverisjes
Mbrëmë, në një tubim madhështor të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, me pjesëmarrje masive të qytetarëve, u dëshmua qartë se Ilir Qeriqi gëzon përkrahje të gjerë dhe është favorit për të udhëhequr komunën pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, ky mobilizim i madh është shenjë e vullnetit të qytetarëve për ndryshim dhe fund të, siç u cilësua, keqqeverisjes shumëvjeçare në Lipjan.
“Qytetarët e Lipjanit nuk duan më as kthim mbrapa e as vazhdim të keqmenaxhimit të Imri Ahmetit. Ata duan ndryshim, duan Ilir Qeriqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, u tha në fjalimet e mbrëmshme.
Tubimi i Vetëvendosjes u vlerësua si ndër më të mëdhenjtë në këtë fushatë në Lipjan duke sinjalizuar një garë të fortë për drejtimin e komunës. /Kosova.info/
