Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe për shoqërinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes Kryesuesit Albert Zogaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë në Shqipëri.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, Ilir Rusi, Këshilli i Kosovës shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me familjen, kolegët dhe gjithë sistemin gjyqësor shqiptar.

“Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por edhe për shoqërinë duke cenuar vlerat themelore të shtetit të së drejtës. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij le të mbetet shembull frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë,” thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës thekson nevojën për reflektim institucional dhe shoqëror dhe ndan dhimbjen me gjithë komunitetin gjyqësor shqiptar. /Kosova.info/


Go to TOP