Zbulohet arsyeja dhe emri i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

Elvis Shkëmbi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast, shkruan Gazeta shqip.

Të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur gjithashtu edhe babë e bir të identifikuar si Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.

Kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Me një karrierë 32-vjeçare, Kalaja u emërua për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit në qarkun Shkodër, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua në detyrë, duke kaluar procesin e Vetting-ut. Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë edhe nga KPA-ja. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tri herë radhazi.


Go to TOP