Bekë Berisha premton hapjen e pesë fabrikave

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka premtuar zhvillim ekonomik për kryeqytetin, në rast se fiton mandatin në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka deklaruar se një ndër prioritetet e tij do të jetë hapja e pesë fabrikave për riciklim, përpunimin e drurit dhe ushqimit, si dhe krijimi i një zone industriale për 100 biznese në lagjen “Kodra e Trimave”.

“A po dojmë zhvillim ekonomik? Kemi me i hap pesë fabrika, nga riciklimi e druri e deri te ushqimi. Kemi me e bo zonën industriale për 100 biznese në Kodrën e Trimave. Kemi me subvencionu 50 serra dhe 30 ferma. Kemi me bo një fond subvencionimi prej 2 milionë euro për të rinjtë. Kemi me i ndërtu shtatë tregje të reja dhe kemi me i ndërtu tregjet ekzistuese. Do të bëjmë një Prishtinë që punon”, tha Berisha.


Go to TOP