Von der Leyen: Gatishmëria e Hamasit për lirimin e pengjeve, inkurajuese
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se “gatishmëria e treguar” nga Hamasi për të liruar pengjet e mbetura në Gazë është “inkurajuese”.
Ursula von der Leyen, ka theksuar se Evropa do të mbështesë “të gjitha përpjekjet që synojnë përfundimin e vuajtjeve të civilëve dhe promovimin e të vetmes zgjidhje të qëndrueshme për paqen, zgjidhjen me dy shtete”.
“Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjitha pengjeve janë të arritshëm”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ndërkohë, Hamasi ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi. /Kosova.info/
Hamas’ stated readiness to release hostages and engage on the basis of the recent @POTUS proposal is encouraging.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 4, 2025
This moment must be seized.
An immediate ceasefire in Gaza and the release of all hostages are within reach.
Europe will support all efforts aiming to end the…
