Bujar Olluri: Do të jem zëri i qytetarëve dhe i Rinisë në Kuvendin Komunal të Lipjanit
Lipjan/ Dje në fshatin Krojmir, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me qytetarët e këtij lokaliteti. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Qeriqi, i cili u prit ngrohtësisht nga banorët.
Në takim foli edhe kandidati për asamble komunale, Bujar Olluri, i cili shprehu përkushtimin e tij për t’i përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvendin Komunal. “Unë do të jem zëri juaj, zëri i Rinës në Kuvendin Komunal të Lipjanit,” tha Olluri, duke nënvizuar angazhimin e tij për çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve të kësaj ane.
Takimi u karakterizua me diskutime të hapura dhe një atmosferë pozitive, ku qytetarët shprehën shqetësimet e tyre dhe pritshmëritë nga përfaqësuesit e ardhshëm komunalë.

