Mbreti Charles ia nderroi mendimin Trumpit për Ukrainën

The Telegraph raporton se ndërhyrja e monarkut britanik ndihmoi ish-presidentin amerikan të ndryshojë qëndrim, ndërsa Kievi e vlerëson si “shumë të rëndësishme”.

Mbreti Charles III ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të Donald Trump ndaj Ukrainës, shkruan gazeta britanike The Telegraph.

Sipas artikullit, gjatë vizitës shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Trump zhvilloi biseda private me monarkun, ndërsa në banketin shtetëror në Windsor Castle, Mbreti theksoi nevojën për mbështetjen e Kievit dhe e cilësoi Rusinë si kërcënim të “tiranisë që duhet ndalur”.

Andriy Yermak, shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj, e përshëndeti këtë zhvillim:

“Vizita e Donald Trump në Britani ishte shumë e rëndësishme. Pozicioni i Mbretit, i kryeministrit dhe takimet që ai pati atje kishin peshë. Për herë të parë, Trump mbajti një qëndrim hapur e pozitiv ndaj Ukrainës.”

Ndryshimi i qëndrimit të Trump u bë publik këtë javë, kur ai deklaroi se Ukraina mund të rimarrë të gjithë territoret e pushtuara nga Rusia – një kthesë e dukshme nga sugjerimet e mëparshme për lëshime territoriale.

The Telegraph thekson se, ndonëse ndikimi i Mbretit ka qenë i “shumë i rëndësishëm” sipas burimeve diplomatike, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.


Go to TOP