Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për ndihmë në detyrim
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është arrestuar një person me inicialet Rr.M., i cili dyshohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, raporton Kosova.info.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit në Vushtrri, në kryerjen e kësaj vepre penale.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet t’i paraqesë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit./Kosova.info/
