Uran Ismaili prezanton sonte zgjidhjet për Tophanën: Çerdhe të re dhe bulevard të ri

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, do të ndalet sonte në lagjen Tophane, ku ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në prezantimin e zgjidhjeve konkrete për këtë pjesë të kryeqytetit.

“Tophanja edhe është shumë afër qendrës për të qenë kaq larg vëmendjes komunale,” deklaroi Ismaili, duke paralajmëruar një varg projektesh për rigjallërimin e lagjes.

Ndër projektet kryesore të prezantuara janë:

  • Rishikimi i planit të lagjes
  • Ndërtimi i një çerdheje të re
  • Krijimi i Qendrës së re komunitare
  • Rregullimi i kabllove elektrike
  • Legalizimi i pronave
  • Restaurimi i klubit të boksit
  • Ndërtimi i një bulevardi modern me fasada të reja
  • Shtimi i trotuareve dhe shtigjeve për këmbësorë

“Ju pres sonte te hapësira publike mes Remix dhe Albi Market në ora 19:00, ku do të flasim për projektet e mia konkrete për lagjen Tophane,” u shpreh Ismaili.

Ky tubim është vazhdimësi e takimeve që ai ka mbajtur gjatë ditëve të fundit në disa lagje dhe fshatra të Prishtinës, ku ka prezantuar projektet për Kodrën e Trimave, Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit dhe Bardhoshin./Kosova.info/

Go to TOP