Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta, tregues i forcës së institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të ‘Global Safety Report 2025’ nga Instituti Gallup, ku Kosova është renditur e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, si dhe e treta në botë për ecje vetëm gjatë natës.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se ky është një tregues i madh se qytetarët e Kosovës po e gëzojnë njërën prej të drejtave më të rëndësishme – sigurinë. Ai theksoi se vendi ynë është renditur edhe në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë për ecje vetëm gjatë natës.
“Ky është një tregues i madh se qytetarët tanë po e gëzojnë një nga të drejtat më të rëndësishme, dhe reflekton forcën e institucioneve tona”, shkroi Kurti në platformën X. /Kosova.info/
Kosova is one of the safest countries in the world, with one of the highest law and order scores. According to @Gallup’s Global Safety Report 2025, Kosova ranks third in the world and first in Europe for law and order, and in the top ten in the world for safety when walking alone… pic.twitter.com/vSFdz39Q5O
— Albin Kurti (@albinkurti) September 22, 2025
