Armenia e zhduk simbolin historik për të mos i provokuar fqinjët

Nga 1 nëntori, udhëtarët në Armeni nuk do ta shohin më një imazh të Malit Ararat të vulosur në pasaportat e tyre.

Mali, i cili ndodhet në Turqi, në veriperëndim të kryeqytetit armen, konsiderohet simbol i rëndësishëm historik nga shumë armenë.

Kryeministri Nikol Pashinian, i cili ka mbështetur ndryshimin e vulave të pasaportave, argumenton se Armenia duhet të shmangë provokimin e fqinjëve të saj, teksa synon ruajtjen e sigurisë së vet. /REL/

Go to TOP