SHBA-ja kryeson ranglistën e FIBA-s, Kosova dhe Shqipëria bien në pozita

SHBA-ja vazhdon ta kryesojë ranglistën e re të FIBA-s, ndërsa Kosova ka rënë për tetë pozita dhe tani gjendet në vendin e 85-të, ndërsa Shqipëria ka humbur dy pozita dhe renditet e 97-ta.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka publikuar ranglistën e re të ekipeve përfaqësuese të meshkujve, pak ditë pas përfundimit të Eurobasketit.

Gjermania, fituese e Eurobasketit, ka përparuar për një pozitë dhe tani renditet e dyta. Serbia ka rënë në vendin e tretë, pasuar nga Franca, Kanadaja, Australia, Spanja, Argjentina, Lituania dhe Brazili.

Një tjetër surprizë e ranglistës është Turqia, e cila ka përparuar për 15 pozita pas arritjes deri në finale të Eurobasketit dhe tani renditet e 12-ta.

Go to TOP