Enrique: PSG është gati për sezonin e ri në ‘Champions’

Paris Saint-Germain do ta nisë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me përballjen ndaj Atalantës.

Trajneri Luis Enrique foli para ndeshjes, duke dhënë detaje mbi gjendjen e sulmuesit Khvicha Kvaratskhelia, i cili pësoi një lëndim të fortë.

Ai tha se testet përfundimtare do të kryhen nesër për të vendosur nëse lojtari do të jetë i gatshëm.

Spanjolli theksoi se objektivi i PSG-së është i qartë – përsëritja e suksesit të sezonit të kaluar.

“Ky është qëllimi ynë. Vitin e kaluar bëmë histori, por kur je pjesë e një klubi si ky, me tifozë të tillë, duhet të kesh ambicie të mëdha”, u shpreh Enrique.

Duke folur për kundërshtarin, ai vlerësoi Atalantën si një skuadër të paparashikueshme për shkak të ndryshimeve në bankinë dhe numrit të pakët të ndeshjeve të luajtura deri më tani.

“Do të jetë një sfidë e ndërlikuar dhe e vështirë, por ne jemi gati”, tha trajneri.

Enrique la të hapur edhe mundësinë që ndeshjen ta ndjekë nga tribuna, siç kishte bërë më parë në kampionat, duke theksuar se kjo i jep një këndvështrim tjetër mbi lojën.


Go to TOP