Van Dijk para sfidës me Atletico Madridin: Ata nuk dorëzohen kurrë
Kampioni Anglisë, Liverpool-i, është gati për startin e tyre në Ligën e Kampionëve.
“Të kuqtë” do të përballen nesër mbrëma në ‘Anfield’, nga ora 21:00, me Atletico Madrid.
Në konferencën për media, kapiteni Virgil van Dijk rikujtoi eliminimin e dhimbshëm të viteve të kaluara nga spanjollët, duke vlerësuar lartë trajnerin Diego Simeone dhe ekipin e tij.
“Është shumë e vështirë t’i mposhtësh. Ata nuk dorëzohen kurrë dhe kjo është arma e tyre më e fortë”, tha holandezi.
Van Dijk foli edhe për përforcimet e reja, Alexander Isak dhe Hugo Ekitike, të cilët sipas tij e kanë nisur shkëlqyeshëm aventurën me fanellën e kuqe.
“Isak ka treguar cilësitë që nga seanca e parë dhe është një sulmues shumë i kompletuar. Edhe Ekitike është po aq i rrezikshëm. Jam i lumtur që janë me ne”, u shpreh mbrojtësi.
Liverpool – Atletico Madrid, është një duel i fortë që pritet të ndezë mbrëmjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.
