Abdixhiku nga Klina: Limanaj vjen me vizionin për ndryshim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar fushatë elektorale në Klinë, ku para përkrahësve të këtij subjekti politik, lideri, Lumir ABdixhiku, kërkoi përkrahjen e qytetarëve atje për kandidatin tyre, Arben Limanaj.

Ai e quajti Limanajn njeri vizionar i cili i duhet Klinës.

“Ai i di problemet, sepse i ka parë, i ka dëgjuar dhe i ka ngritur aty ku duhet, dhe sot ai vjen me një vizion për ndryshim, me energjinë e një lideri të ri, me guximin për të marrë vendime dhe përgjegjësinë për t’i quar ato deri në fund. Arben Limanaj është kandidati i duhur për këtë kohë, për këtë qytet, për këto zgjedhje”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, kandidati Arben Limanaj tha se ndryshimet në komunën e Klinës janë të domosdoshme duke filluar nga uji i pijshëm, përmirësimi i gjendjes në arsim, në shëndetësi zhvillim ekonomik e shërbime publike të standarziuara.

“Problemi kyç i komunës së Klinës dhe prioriteti ynë kryesor është fuqizimi me ujë të pijshëm. Edhe përkundër investimeve milionëshe, Klina me rrethinë edhe sot ballafaqohen me këtë problem të pazgjidhur”, tha ai.

Limanaj premtoi edhe ndërtimin e institucioneve parashkollore në disa fshatra të Klinës. /Kosova.info/

Go to TOP