Gjendet i vdekur një person në Pejë
Një person është gjetur i vdekur sonte në lagjen Puhovc të Pejës. Policia dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se në lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.
