Lushi: James Rubin në Hagë po u tregon shqiptarëve nëse Amerika është me Kosovën
Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Hagë, ku ndodhet zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, James Rubin. Ai tha se ky takim është një tregues i qartë për shqiptarët që kanë dyshime rreth mbështetjes amerikane për Kosovën.
“Shqiptarëve që e kanë zemrën në fyt, James Rubin sot në Hagë po u tregon se a është apo nuk është Amerika me Kosovën”, shkroi Lushi.
Ai shtoi se shpesh shqiptarët reagojnë me emocione të brishta dhe nuk e kuptojnë mekanizmat e politikës ndërkombëtare. “Për çdo zhurmë apo potez fillojnë e ulërijnë: kuku na braktisi Amerika!”, theksoi ai.
Sipas Lushit, dëshmia e Rubin-it është mesazh i drejtpërdrejtë për të qetësuar opinionin publik shqiptar dhe për të forcuar bindjen se Kosova mbetet pjesë e agjendës amerikane në rajon. /Kosova.info/
