Kelmendi: Prishja e marrëdhënieve me SHBA-të është kërcënimi më i madh për sigurinë – Osmani të thërrasë menjëherë Këshillin e Lartë të Sigurisë

Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën duke theksuar se “nuk ka cenim më të madh të sigurisë së Kosovës sesa prishja e marrëdhënieve me SHBA-në” dhe se kjo situatë përbën një “trimërim” për Serbinë.

Kelmendi i bëri thirrje menjëherë Presidentes Vjosa Osmani që, nëse është partnerja e SHBA-ve siç e ka deklaruar, “qysh sonte të ndërmarrë veprime konkrete” duke kërkuar të thërrasë pa vonesë mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, në bazë të autorizimeve të saj.

Ai shtoi se nuk mjafton të jepen vetëm opinione publike, sepse Presidentja “nuk është opinioniste” por institucioni që duhet të marrë masa. /Kosova.info/

Go to TOP