Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel, s’dihen temat e diskutimit

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbinë në procesin e dialogut për normalizim të raporteve gjenden në Bruksel.

Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Besnik Bislimit, kryenegociatorit të Kosovës, ka treguar se zëvendëskryeministri Bislimi gjendet në Bruksel.

Në një prononcim për media, ai nuk ka dhënë shumë detaje.

Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, ka thënë Kadiu.

Edhe Serbia ka bërë me dije se kryenegociatori e saj, Petar Petkoviq, gjendet në Bruksel./Kosova.info/


Go to TOP