Rama: Nesër inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nesër do të inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” dhe do të shpaloset pllaka përkujtimore në nder të arkitektit të ndjerë, i cili u vra para 25 vitesh.

Rama tha se një rrugë kaotike e kryeqytetit është transformuar në një hapësirë publike të ndriçuar, të gjelbëruar dhe në shërbim të qytetarëve.

“Në 25-vjetorin e vrasjes së Rexhep Lucit, inaugurojmë sheshin dhe nderojmë kujtimin e tij me pllakën përkujtimore. Ky shesh është kujtesë se Kryeqytetin po e zhvillojmë me respekt për njerëzit që e deshën këtë vend dhe me përgjegjësi ndaj çdo qytetari,” tha Rama.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet më 11 shtator, në ora 19:00, ku qytetarët janë ftuar të marrin pjesë. /Kosova.info/


Go to TOP