GAP për kryetarët e komunave: 1815 premtime u bënë, vetëm 918 u realizuar
Instituti GAP ka nxjerë të dhënat për premtimet zgjedhore të kryetarëve të komunave në fushatën zgjedhore të 2021’ës.
Nga 1815 premtime të dhëna, vetëm 918 prej tyre u jetësuan.
“Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas raportit të GAP, në vitin 2021 ka dhënë 206 premtime zgjedhore, por për katër vjet ka realizuar vetëm 73 premtime. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë 78 premtime, por ka realizuar 42 sosh. Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë 109 premtime por i ka realizuar vetëm 55”, tha hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, në konferencë për media të hënën.
